BISEDIME MES DELEGACIONEVE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE MALIT TË ZI PËR HARMONIZIMIN E MARRËVESHJES ADMINISTRATIVE PËR ZBATIMIN E KONTRATËS PËR SIGURIM SOCIAL
DOKUMENT PËR HAPA TË MËTUTJESHËM
Prej 17 deri më 19 mars, në Podgoricë, janë mbajtur bisedime (rrethi i dytë) në mes delegacioneve të Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi për harmonizimin e tekstit të Marrëveshjes administrative për miratimin e Kontratës për sigurim social.
Delegacionin e Republikës së Maqedonisë e përfaqësoi Irena Risteska, udhëheqëse në Sektorin për sigurim pensional dhe invalidor në Ministrinë për punë dhe politikë sociale, ndërsa delegacionin e Malit të Zi e përfaqësoi Mileva Todoroviq, shef i delegacionit, ndihmëse e ministrit të shëndetësisë, punës dhe kujdesit social.
Nga delegacioni i Republikës së Maqedonisë morën pjesë: Irena Risteska, udhëheqëse në Sektorin për sigurim pensional dhe invalidor në Ministrinë për punë dhe politikë sociale, Olivera Çauçevska-Dimovska, ndihmëse e udhëheqësit të Sektorit për të drejtën ndërkombëtare në Ministrinë e punëve të jashtme, Milica Simonoska, koordinatore në Fondin e SPIM-së dhe Jovan Fileski, bashkëpunëtor profesional në Fondin për sigurim shëndetësor të Maqedonisë, derisa në delegacionin e Malit të Zi pjesëmarrës ishin: Mileva Todoroviq, shef i delegacionit, ndihmëse e ministrit të shëndetësis, punës dhe kujdesit social, Marina Vuçiqeviq, këshilltare e pavarur për sigurim të huaj në Ministrinë e shëndetësisë, punës dhe kujdesit social, Jovo Pajoviq, këshilltar special për sistem në SPI në Fondin e sigurimit pensional dhe invalidor, Cvetko Radiçkoviq, shef në Repartin për sigurim të huaj në Fondin për sigurim shëndetësor dhe Tatjana Raspopoviq, drejtoreshë e Drejtorisë për diasporë në Ministrinë e punëve të jashtme.
Të dy delegacionet i përshëndeti ambasadori i Republikës së Maqedonisë në Malin e Zi, Stefan Nikolovski, i cili këto bisedime dhe lidhjen e kontratës në të ardhmen për sigurim social i vlerësoi si kontribut të rëndësishëm për ngritjen e marrëdhënieve bilaterale dhe bashkëpunim ndërmjet dy shteteve.
Në fillim të bisedimeve të dy delegacionet reciprokisht u informuan për ndryshimet e dispozitave nga lëmia e sigurimit social dhe me kënaqësi konstatuan se akoma në rrethin e parë të bisedimeve të cilat u mbajtën në Shkup prej 16 deri më 19 shtator të vitit 2008 me sukses është harmonizuar dhe parafinuar teksti i Kontratës për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi.
Bazë për udhëheqjen e bisedimeve ishte projekt-teksti i Marrëveshjes administrative për zbatimin e Kontratës për sigurim social të përgatitur nga ana e Malit të Zi, ndërsa pala Maqedonase e vlerësoi si bazë kualitative dhe gjithëpërfshirëse për bisedime. Në rrjedhë të bisedimeve teksti i Marrëveshjes administrative është harmonizuar dhe parafinuar.
Gjithashtu, të dy delegacionet kanë kryer korrigjime të caktuara teknike dhe terminologjike të tekstit të parafinuar të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Malit të Zi për sigurim social.
Delegacionet u pajtuan se do të ndërrmarin të gjitha veprimet e nevojshme që tekstet e harmonizuara dhe të parafinuara të kontratës dhe marrëveshjes administrative të nënshkruhen në afat më të shkurtër kohor. Për terminin e bisedimeve për harmonizim të formularëve, pala maqedonase plotësisht do të njoftojë palën e Malit të Zi.
Delegacionet konstatuan se bisedimet për lidhjen e kontratës për sigurim social ishin shumë të suksesshme dhe konstruktive për çka flet dhe fakti se në rrjedhë të vetëm dy rretheve të bisedimeve (në Shkup dhe Podgoricë) janë harmonizuar dhe parafinuar tekstet e kontratës dhe marrëveshjes administrative.
Pala Maqedonase në fund të bisedimeve, përsëri përcolli interesin për Lidhje të Kontratës së mëhershme ndërmjet dy shteteve për punësimin e punëtorëve sezonal, për të cilën u bisedua edhe në fillim të rrethit të parë të bisedimeve në Shkup.
Të theksojmë edhe këtë: sikurse bisedimet e kaluara edhe këta bisedime janë udhëhequr në atmosferë të përzemërt, konstruktive dhe miqësore me rrespekt të plotë reciprok .