Të tria takimet me përfaqësues të huaj kanë kontribuar për të qartësuar dhe realizuar çështje të rëndësishme gjatë bashkëpunimit
Siç dihet, Fondi i SPIM-së viteve të fundit ka zhvilluar një bashkëpunim të gjerë dhe shumë të frytshëm ndërkombëtar. Kjo para së gjithash shihet kryesisht në marrëveshjet bilaterale tashmë të nënshkruara për zgjidhjen e çështjeve me sistemin pensional dhe krijimin e kushteve për të mos pasur asnjë barrierë për punëtorët tanë dhe njohja e stazhit të tyre të punës të realizuar në çdo vend të huaj dhe anasjelltas, stazhi i punës i realizuar në Vend.
Se kjo është konfirmim i politikës sonë pensionale më së miri mund të shihet nga bashkëpunimi bilateral tashmë i krijuar në këtë vit.
Kështu, më 26 dhe 27 shkurt të vitit 2013, në Minhen të Gjermanisë, janë mbajtur ditë këshilluese ndërmjet përfaqësuesve të Fondit të SPIM-së dhe bartësit gjerman të sigurimeve sociale.
Nga Fondi ynë në ditët këshilluese morën pjesë: Nigjar Toska, këshilltare, Dashurie Abdullai, shefe e Seksionit për marrëveshje ndërkombëtare, Biljana Stojanova, kontrollor në Seksionin për marrëveshje ndërkombëtare dhe Shejla Ramadani, referente për zgjidhjen e të drejtave gjatë zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në pjesën e punës, në ditët këshilluese, pyetjet më të shpeshta ishin: cilat janë kushtet për realizimin e të drejtës së pensionit të pleqërisë, invalidor dhe familjar sipas Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë, pastaj cili është dokumentacioni i nevojshëm gjatë parashtrimit të kërkesës për realizimin e pensionit, dokumentacioni i nevojshëm gjatë parashtrimit të kërkesës për përcaktimin e stazhit të realizuar në Maqedoni si dhe të dhënat lidhur me lartësinë e pensionit, të dhënat mbi stazhin e realizuar në Maqedoni, se cila është procedura për përcaktimin e stazhit, vendi i parashtrimit të kërkesës dhe transferimi i pensionit maqedonas në Gjermani.
Ky është takimi i tretë i këtij lloji me autoritetin gjerman për sigurim social. Dy takimet e para janë mbajtur në Shkup, në vitin 2011 dhe 2012.
Të dyja palët ranë dakord që takimet e këtilla të mbahen edhe në të ardhmen, edhe atë dy herë në vit në Maqedoni dhe Gjermani, me çka takimi i ardhshëm do të mbahet në Republikën e Maqedonisë në fund të shtatorit apo fillimin e tetorit të vitit 2013.
Bartësi gjerman i sigurimit social propozoi mbajtjen e takimit edhe në nivel të organeve për lidhje, të cilët, gjithashtu, duhet të mbahen në Republikën e Maqedonisë.
Prej 11 deri më 13 mars të vitit 2013 në Shkup është mbajtur raundi i tretë i bisedimeve ndërmjet delegacionit maqedonas dhe atij shqiptar në të cilin vazhdoi shqyrtimi i projekt-tekstit të Marrëveshjeve për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Shqipërisë.
Në këto bisedime nga Fondi i SPIM-së morën pjesë: Nigjar Toska, këshilltare e drejtorit të FSPIM-së dhe Milica Simonoska, koordinatore në Seksionin për marrëveshje ndërkombëtare.
Gjatë këtyre bisedimeve është diskutuar mbi çështjet e Marrëveshjes nga raundi i dytë i bisedimeve, me çka u arrit pëlqim që delegacioni maqedonas të përgatitë projekt-tekst të Marrëveshjes administrative për zbatimin e marrëveshjes dhe formularëve dhe të njëjtat t’ia dorëzojnë organeve përkatëse.
Në takimin e ardhshëm i cili me propozim të delegacionit shqiptar do të përcaktohet më tej, do të vazhdojë shqyrtimi i projekt-tekstit të Marrëveshjes administrative.
Më 22 maj të vitit 2013, në Fondin e SPIM-së është mbajtur një takim në mes të përfaqësuesve të Fondit të SPIM-së dhe bartësit holandez për sigurim social, Sociale Verzekeringsbank (SVB) për zbatimin e Marrëveshjes për sigurim social ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Holandës dhe u shqyrtuan edhe projekt – formularët dygjuhësor për zbatimin e Marrëveshjes.
Pjesëmarrës nga Fondi i SPIM-së ishin: Trajko Premçeski, ndihmës drejtor i Sektorit për realizimin e të drejtave nga sigurimi pensional dhe invalidor dhe marrëveshjeve ndërkombëtare dhe shef i delegacionit, Nigjar Toska, këshilltare, Milica Simonoska, koordinatore në Seksionin për marrëveshje ndërkombëtare, Dashurie Abdullai, kryeshefe e Seksionit për marrëveshje ndërkombëtare dhe Shejla Ramadani, referente për zgjidhjen e të drejtave gjatë zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.
Gjatë këtij takimi të dyja palët gjerësisht shpjeguan mbi dispozitat e tyre kombëtare në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor.
Delegacioni holandez informoi delegacionin maqedonas për një anketë të zhvilluar të shfrytëzuesve të pensionit holandez që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.
Gjithashtu, janë përcaktuar edhe persona për kontakt nga të dyja institucionet, është arritur pëlqim që të shkëmbehen të dhënat për personat, shfrytëzues të pensionit maqedonas të cilët jetojnë në Holandë dhe anasjelltas për personat shfrytëzues të pensionit holandez që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.
Në lidhje me zbatimin e formularëve të rinj u arrit pëlqim që të dyja palët në mënyrë elektronike të caktojnë datën e përbashkët se prej kur formularët dygjuhësor do të fillojnë të zbatohen.
Pala holandeze shprehu kënaqësi të veçantë dhe mirënjohje për këtë takim.
Bisedimet u zhvilluan në një atmosferë miqësore dhe të përzemërt, me besim dhe bashkëpunimit reciprok.