• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

AKSION I DHURIMIT TË GJAKUT NË FONDIN E SPIM-SË HUMANITET I SHPREHUR SHOQËROR

KRVODARITELSKA_AKCIJA__22.12.2010_062____184376150Këtë herë 25 të punësuar dhuruan gjak, duke e shprehur me këtë ndërgjegjen për humanitet dhe dëshirë në shpëtimin e jetës së njerëzve

Më 25 dhjetor të vitit 2010, në Fondin e SPIM-së është kryer aksioni për dhurimin e gjakut. Kjo është fushata e tretë me rradhë për dhurimin e gjakut në Fondin e SPIM-së e cila ishte e organizuar nga ana e Kryqit të kuq në Komunën Kisella Vodë – Shkup, e zbatuar në bashkëpunim me Shërbimin e transfuziologjisë pranë Spitalit të qytetit “Shën Naum i Ohrit”- Shkup.

Të punësuarit shprehën interes të madh ndaj aksionit, ku nga të paraqiturit, gjak dhuruan 25 punonjës, ndërsa 10 donatorë janë kthyer prapë për shkak të problemeve shëndetësore (anemi, tension i ulët i gjakut, etj). Çdo dhurues i gjakut mori nga një shujtë dhe dy ditë të lira.

Duhet vënë në dukje se ky aksion i dhurimit të gjakut është planifikuar për realizim si pjesë e aktiviteteve të programit të Organizatës së Kryqit të Kuq në Kisella Vodë në vitin 2010. Edhe këtë herë, aksioni humanitar për “dhurojë jetë” është organizuar dhe zbatuar me sukses që konfirmon se gjithmonë në Fondin e SPIM-së, veprimeve të tilla u përkushtohet me përgjegjësi të plotë.

Koordinatori i programit të Kryqit të Kuq nga Kisella Voda, Ruzha Andonovska, e vlerësoi këtë aksion të dhurimit të gjakut në Fondin e SPIM-së si të suksesshëm, me dëshirë që i njëjti të vazhdojë edhe në të ardhmen me qëllim të afirmimit të humanitetit të të punësuarve në Fondin tonë. Ajo gjithashtu potencoi se vetëdija e punonjësve tanë për dhurimin e gjakut gjithnjë e më tej po rritet. Por, gjithashtu rikujtoi se duhet të merret iniciativë për formimin e një Organizate të Kryqit të Kuq në Fondin e SPIM-së.