Nga dita e sotme 28.12.2020 (e hënë) fillon pagesa fazore e pensioneve të dhjetorit. Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut informon se, pensionet do të paguhen para kohe dhe në faza, me qëllim që të mundësohet mbrojtje më e madhe e pensionistëve në kushtet e rrezikut nga koronavirusi KOVID-19.
Marrja e pensioneve nëpërmjet filialeve dhe ekspoziturave të bankave për pensionistët të cilët nuk përdorin kartela do të realizohet në katër grupe, sipas lartësisë së pensionit:
Pensionistët të cilët përdorin kartela të lidhura me llogarinë në të cilën transferohet pensioni, paratë mund t’i tërheqin nga e hëna, më 28 dhjetor.
Ata mund të tërheqin pensionin nga bankomati, t’i shfrytëzojnë mjetet e pagesës në rrjetin tregtar ose për pagesa elektronike.
Procesimi fazor i pensioneve do të mundësojë zbatimin e rekomandimeve dhe masave për parandalimin dhe përhapjen e virusit, duke pasur parasysh që pensionistët si grup moshë janë më të prekshmit.
Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut vë në dukje faktin se, pensionet janë të sigurta në llogaritë e shfrytëzuesve, sistemi pensional është i qëndrueshëm dhe funksionon pa probleme. Apelojmë që pensionistët të respektojnë orarin e pagesave, sepse pagesa fazore bëhet me qëllim që të zvogëlohet mbingarkesa para bankave dhe mundësitë për rrezikimin e shëndetit personal dhe publik.
Ju rikujtojmë detyrimin për mbajtjen e pajisjes mbrojtëse personale e cila mbulon zonën e hundës dhe gojës si dhe mbajtjen e një distance kur prisni në radhë përpara dhe brenda në bankë.