• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

TAKIM I U.D. DREJTORESHËS SË FONDIT TË SPIMV-së DHE MINISTRES PËR PUNË DHE POLITIKË SOCIALE

Gjatë ditës së sotme, u.d. drejtoresha e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut Biljana Jovanovska dhe Ministrja e punës dhe politikës sociale Jagoda Shahpaska, realizuan një takim.

U bisedua për nevojën e një bashkëpunimi të përhershëm ndërmjet dy institucioneve si parakusht për një sistem pensional stabil dhe funksional, i cili nënkupton pagesë të rregullt dhe në kohë të pensioneve si dhe kujdes për pensionistët e tanishëm dhe të ardhshëm. Njëkohësisht, duke pasur parasysh gjendjen me virusin KOVID-19, ndërsa me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të pensionistëve, Qeveria e RMV-së nëpërmjet Fondit të SPIMV-së sikurse deri më tani, ashtu edhe në periudhën e ardhshme do të vazhdojë me pagesën e parakohshme të pensioneve e cila paguhet për disa ditë, e ndarë sipas lartësisë së pensionit.

201209-2

Drejtoresha Jovanovska informoi ministren Shahpaska se, në rrjedhë janë procese të shumta në kuadër të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut të cilat kanë për qëllim ofrimin e një shërbimi cilësor dhe në kohë për shfrytëzuesit e tij, me një theks të veçantë në zgjidhjen e përshpejtuar të bllokimit të lëndëve në Komisionin për vlerësimin e aftësisë së punës i cili vepron sipas kërkesave të lidhura me të drejtat e sigurimit invalidor, të shkaktuar, para së gjithash nga pandemia KOVID 19 dhe arsye të caktuara objektive.

201209-3

Takimi mbaroi me një zotim të përbashkët të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për aktivitete të mëtutjeshme në dobi të të siguruarve dhe shfrytëzuesve të pensionit.