Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut si një institucion që u shërben qytetarëve në kohën e pandemisë së shkaktuar me virusin KOVID-19 dhe shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pa pengesa ka kryer shërbimet dhe obligimet/detyrat e tij, veçanërisht në pjesën e pagesës së rregullt të pensioneve për përfituesit e pensionit të cilët jetojnë në Vend dhe jashtë tij.
Fondi i SPIMV-së përpunoi me kohë të dhënat për pagesën e pensioneve për muajin mars, prill dhe maj të vitit 2020 dhe i dërgoi ato në të gjitha bankat afariste me qëllim që pagesa e pensioneve të kryhet në kohë, në mbështetje me konkluzionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në periudhën nga muaji mars deri në maj të vitit 2020, në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, Fondi i SPIMV-së vazhdoi me pagesën e rregullt të pensioneve për përfituesit të cilët nuk përdorin kartela, kështu që pagesa është bërë në katër grupe sipas lartësisë së pensionit.
Numri i përfituesve të pensioneve për muajin maj të vitit 2020 arrin 315.800 pensionistë.
Në mbështetje të Konkluzionit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nga seanca e mbajtur më 5 maj të vitit 2020, Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut vazhdoi me pagesën e pensioneve për përfituesit e pensionit të cilët jetojnë jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut pa dorëzimin e vërtetimeve për jetë derisa të zgjat gjendja e jashtëzakonshme.
Institucionet kompetente për zbatimin e marrëveshjeve bilaterale për sigurim shoqëror do të njoftohen në mënyrë reciproke për kohëzgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, me çka vërtetimet për jetë do të dorëzohen detyrimisht nga përfituesit e pensionit brenda 30 ditëve nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme në shtetin në të cilin jetojnë nëpërmjet postës sikurse deri më tani.
Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut njofton publikun dhe përfituesit e pensionit se, pagesa e pensioneve do të bëhet rregullisht, kështu që nuk ka nevojë për shqetësim.