• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

RRITJE TË PENSIONEVE NGA JANARI I VITIT 2020

Në konferencën e djeshme për shtyp e mbajtur në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën morën pjesë, Ministreja e punës dhe politikës sociale, z-nja Milla Carovska, drejtori i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut, z.Shaip Zeneli dhe z-nja Stanka Trajkova, kryetare e Lidhjes së pensionistëve të RMV-së.

Në këtë konferencë, drejtori i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë së Veriut, z.Shaip Zeneli njoftoi se, ndryshimet e fundit në rregullativën ligjore kanë ndikuar pozitivisht në stabilizimin e punës së Fondit për vitin 2019.

Ai informoi se, ka rritje të përqindjes së kontributit për sigurim pensional dhe invalidor prej 18% në 18.4 %, nga e cila 12.4 % mbetet në shtyllën e parë, ndërsa 6 % transferohet në shoqëritë pensionale private, gjithashtu njoftoi se, të hyrat në Fond kanë rritje prej 10% (krahasuar janar – tetor të vitit 2018 dhe janar – tetor të vitit 2019).

Në vazhdim drejtori i Fondit të SPIMV-së theksoi se, përpos rritjes së nënvizuar të kontributeve prej 0,4% edhe rritja e pagave dhe rritja e numrit të të siguruarve kanë kontribuar  në rritjen e të hyrave të Fondit.

Nga janari i vitit 2020 do të ketë rritje të pensioneve, gjë e cila do të kontribuojë në rritjen e standardit të jetesës së pensionistëve dhe anëtarëve të familjeve të tyre.

Në ditët në vijim drejtori i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor së bashku me Ministren e punës dhe politikës sociale do të vizitojnë shoqatat e pensionistëve, me çka takimi i sotshëm do të mbahet në Shtip më 14.11 2019, Kumanovë më 18.11.2019, Manastir më 21.11.2019, Kërçovë më 26.11.2019, Tetovë më 02.12.2019, Delçevë më 04.12.2019 dhe në Shkup më 11.12.2019. Vizitat do të vazhdojnë edhe në qytetet tjera deri në fund të vitit 2019 .