• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

TAKIM I MBAJTUR NDËRMJET FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR TË MAQEDONISË DHE DEPARTAMENTIT PËR ADMINISTRATË PENSIONALE TË KOSOVËS

Më 12.04.2018 në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor të Republikës së Maqedonisë u mbajt takim pune ndërmjet Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë dhe Departamentit të administratës pensionale të Kosovës

Delegacioni i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë u përfaqësua nga z. Shaip Zeneli, zëvendësdrejtori, ndihmësit e drejtorit edhe atë nga Sektorit për realizimin e të drejtave për sigurim pensional dhe invalidor, Sektorit për ҫështje financiare, Sektorit të IT-së, Sektorit për resurse juridike, njerëzore dhe punë të pergjithshme si dhe nga këshilltarët e drejtorit të FSPIM-së. Delegacioni i Departamentit të administratës pensionale të Kosovës u përfaqësua nga z. Bahri Xhaferi, drejtor i Departamentit të Pensioneve të Kosovës, z. Visar Fejzullahu, keshilltar i lartë politik i Ministrit të punës dhe politikës sociale të Republikës së Kosovës, Izet Shala udhëheqës i Divizionit për politika pensionale dhe Nerxhivane Miftari zyrtare e lartë e Pensioneve të jashtme në Departamentin e administratës pensionale të Kosovës.

Në takimin e punës të dy palët shkëmbyen informata të ndërsjella lidhur me sistemet e sigurimit pensional dhe invalidor në të dy vendet dhe ndryshimet e dispozitave në këtë fushë, çështjet dhe problemet lidhur me zbatimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës mbi përcaktimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës së pensionit, shkëmbimi i informacioneve lidhur me sistemet pensionale, implementimi i  Marrëveshjes  mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për përcaktimin e periudhave të sigurimit për realizimin e të drejtës së pensionit si dhe shkëmbimi i të dhënave elektronike, gjegjësisht shkëmbimi i vërtetimeve të jetës nga ana e pensionistëve dy herë gjatë vitit të realizohet përmes shkëmbimit elektronik.

Gjatë takimit u arrit marëveshja bazë për shkëmbim e të dhënave në mënyrë elektronike dhe tani e gjithë procedura pritet të mbaroj deri më 15 maj të këtij viti. Të dy palët u ndanë mjaftë të kënaqur nga marëveshja e arritur me shpresë që kjo marrëveshje të lehtësojë realizimin e pensionit pa ndërprerje të gjithë përfituesve të pensionit.