• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Takim i drejtorit të Fondit të Sigurimit Pensional Nikolla Memov me Misionin e FMN-së

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov, sot u takua me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar në vend, të udhëhequr nga shefja e misionit, Anet Kjobe.

Memov theksoi se Fondi e përfundoi vitin e kaluar në përputhje me parametrat e parapara, ndërsa pensionet paguhen rregullisht. Ai shtoi se janë mbledhur më shumë mjete mbi të gjitha bazat, ndërsa  deficiti buxhetor ishte 36.7 përqind dhe ishte më i ulët se në vitet e mëparshme.

Përfaqësuesit e FMN-së u interesuan nëse parashikimet e buxhetit për këtë vit parashikonin para të mjaftueshme për të paguar pensionet e rritura dhe harmonizimin e parashikuar, ose ajo do të bëhet me ribalancimin e buxhetit në qershor.

Drejtori i Fondit, Memov, tha se rritja e pensioneve prej 2.500 denarë në mars, si dhe harmonizimi në shtator, i cili pritet të jetë  midis tre dhe katër përqind, janë parashikuar në buxhetin e Fondit për vitin 2025.

Shefja e Misionit, Anet Kjobe, theksoi se  bisedimet në Fond janë jashtëzakonisht të frytshme dhe do të kontribuojnë në reflektimet e tyre mbi propozimet e ardhshme për përmirësimin e situatës me sistemin e pensioneve.

Lidhur me atë nëse duhet të ketë apo jo ndryshime në sistemin e pensioneve, drejtori Memov tha se Fondi zbaton politikat e qeverisë, ndërsa idetë për përmirësim duhet të dalin me diskutim nga të gjithë palët e interesuara. Memov theksoi se FMN, me përvojën e saj, mund të kontribuojë  në përmirësimin  dhe konsolidimin e buxhetit me propozimet e tyre, të cilat jo domosdoshmërisht i referohen vetëm rritjes së kufirit të moshës dhe shkallës së kontributit.

Anëtarët e misionit thanë gjithashtu se gjatë kësaj vizite do të kenë një prezantim mbi gjendjen në sistemin pensional, me një projeksion të saktë të shpenzimeve dhe me sugjerime se ku dhe si mund të bëhen kursimet, si dhe një analizë krahasuese me vendet e rajonit.

Të dyja palët në fund shprehën kënaqësinë për takimin e realizuar dhe se bashkëpunimi i ardhshëm do të jetë i kënaqshëm reciprokisht.