• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Shkëmbimi elektronik i të dhënave temë e takimit të drejtorit të Fondit pensional, Nikolla Memov me përfaqësuesit e Republikës së Austrisë në Shkup

Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Nikolla Memov, sot ka takuar Harald Fuger, atasheun për çështje sociale, shëndetësi dhe mbrojtje të konsumatorëve në Ambasadën e Republikës së Austrisë në Shkup.

Në fillim të takimit, drejtori Memov theksoi se Konventa Maqedonase-Austriake për Sigurimet Sociale ka një rëndësi të madhe për shfrytëzuesit e përbashkët të pensioneve në realizimin e të drejtave të tyre të sigurimit pensional dhe invalidor.

“Në zbatimin praktik të Konventës deri më tani, nuk ekzistojnë probleme  apo çështje të hapura, ndërsa për lëndë të caktuara pensionale ka probleme, të njëjtat tejkalohen  duke kontaktuar personat e emëruar  nga dy institucionet kompetente,” tha Memov.

Drejtori Memov gjithashtu u ndal edhe në të dhënat statistikore për të drejtat  dhe pagesat e realizuara në përputhje me dispozitat e Konventës, përkatësisht për numrin e përgjithshëm të kërkesave të paraqitura dhe të marra për realizimin e së drejtës për pension  dhe  konfirmimin e stazhit në të dy vendet, si dhe për numrin e përgjithshëm të pensioneve të paguara për shfrytëzuesit e pensioneve maqedonase që jetojnë  në Austri deri më 31.12.2024.

Z.Harald tha se shkëmbimi elektronik i të dhënave në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor ndërmjet dy fondeve do të kontribuonte në një bashkëpunim edhe më të mirë dhe propozoi lidhjen e një Protokolli për shkëmbimin elektronik të të dhënave.

Drejtori Memov tha se  Fondi tashmë ka lidhur marrëveshje për shkëmbimin elektronik të të dhënave  me  ish-republikat jugosllave.

“Besoj se është e nevojshme nënshkrimi i një Protokolli me Fondin e Republikës së Austrisë, për të cilin në periudhën e ardhshme nga ana jonë do të dorëzohet një draft tekst në gjuhën maqedonase dhe gjermane”, tha drejtori Memov.

Z.Harald Fuger theksoi gatishmërinë e Austrisë për të ndihmuar në shkëmbimin e përvojave në fushën e koordinimit të sigurimit social përkatësisht harmonizimin e legjislacionit  me rregulloret ekzistuese të BE-së përmes trajnimeve dhe seminareve.