• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

KËSHILLI DREJTUES I FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR I MAQEDONISË SË VERIUT MBAJTI SEANCËN E NËNTË

Drejtori i Fondit, Nikolla Memov, fillimisht informoi anëtarët e Këshillit për aktivitetet e funksionimit aktual të Fondit, si dhe për atë që është ndërmarrë pas seancës të mëparshëm.

Pas miratimit të Procesverbalit dhe Rendit të ditës, anëtarët e Këshillit Drejtues miratuan Vendimin për shpalljen e konkursit për emërimin e drejtorit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, si dhe Vendimin për emërimin e Komisionit të konkursit për kryerjen e procedurës për emërimin e drejtorit të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut.

Këshilli Drejtues gjithashtu miratoi Vendimin për autorizimin e personave për nënshkrimin e plotfuqishëm dhe të disponuarit me mjetet në xhiro – llogaritë e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut, gjithashtu u shqyrtuan edhe Informacioni mbi mjetet dedikuara dhe të paguara për Fondin solidar dhe anëtarësimit në përfundim me 30.11.2024 dhe Informacioni mbi të drejtat e paraqitura dhe të realizuara të pensionit të pleqërisë në periudhën prej 01.01. deri më 12.2024.

Kryetarja e Këshillit Drejtues, Jasmina Vukiçeviq, vlerësoi se materialet janë përgatitur në mënyrë profesionale dhe se do të kontribuojnë në marrjen e vendimeve cilësore dhe të qëndrueshme.

Anëtari i Këshillit Drejtues Lupço Farmakovski tha se e përshëndet vendosjen e 13 shërbimeve të Fondit në portalin uslugi.gov.mk, i cili siguron qasje më të lehtë për të siguruarit dhe pensionistët në shërbimet që ofron Fondi.

Publikimin e shërbimeve në portal e përshëndeti edhe Stanka Trajkova, anëtare e Këshillit.

Drejtori i Fondit, Memov, shtoi se edhe katër shërbime të tjera janë në fazën e testimit dhe me gjasë do të jenë në dispozicion të shfrytëzuesve pas festave të Vitit të Ri. Ai gjithashtu tha se vitin e ardhshëm do të ketë një fushatë për të promovuar dhe afruar shërbimet me shfrytëzuesit, pra për t’i informuar ata se cilat janë shërbimet, si t’ i përdorin ato. Kështu, siç shtoi Memov, qytetarët do të jenë në gjendje të realizojnë të drejtat e tyre në fushën e sigurimit pensional dhe invalidor shumë më thjeshtë se më parë.

Këshilli Drejtues gjithashtu shqyrtoi edhe informacione të tjera në kompetencën e tij në lidhje me punën e Fondit, përfshirë Projekt – propozimin mbi masat strategjike afatshkurtra dhe afatmesme për të rritur punën e Fondit të SPIMV-së.

Anëtarja e Këshillit Stanka Trajkova tha se është shumë mirë që menaxhmenti i Fondit po shqyrton këtë plan dhe propozon masa për të përmirësuar gjendjen me të ardhurat e Fondit si dhe për të përmirësuar punën e përgjithshme të institucionit.