“Fondi për Sigurim Pensional dhe Invalidor sot ka paguar pensionet të rritura për 2.500 denarë, që sipas llogaritjeve paraqet rritje prej 11,2 për qind apo në gjithsej shumë prej 850 milionë denarë për një muaj”, tha sot drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Nikolla Memov, në një prononcim për TV Telma.
“Nëse do të bëhej harmonizim me metodologjinë aktuale të harmonizimit, rritja do të ishte katër për qind. E shprehur si një shumë parash, rritja prej katër për qind do të ishte rreth 528 denarë për pensionistët me pension minimal apo 1600 denarë për ata me 40 mijë denarë. Sa i përket deficitit në buxhetin e Fondit për pagesën e pensioneve, në përgjithësi ajo është rezultat i politikave ekonomike të qeverisë së deritanishme për shkak të rritjes apo mirëmbajtjes së rritjes ekonomike. Qytetarët duhet të dinë se deficiti nuk është rezultat i menaxhimit jo të mirë të Fondit të SPIMV-së, ” sqaroi Memov.
“Në periudhën e ardhshme do të bëjmë analizën dhe saktë do të përcaktojmë arsyet mbi këtë gjendje. Si shembull, kjo masë e qeverisë për rritjen e pensioneve për 2.500 denarë kontribuoi që deficiti në buxhetin e Fondit të rritet për tetë për qind, por kjo është një masë e konsoliduar sociale që do të kontribuojë në rritjen e standardit të jetesës së pensionistëve, “tha ai dhe shtoi -“Sipas vlerësimeve tona, presim që deficiti deri në fund të vitit të stabilizohet në 36-37 për qind, për shkak të rritjes së pritur të të ardhurave nga pagesa e kontributeve. Duke marrë parasysh situatën aktuale me deficitin, Fondi i SPIMV-së do t ‘i propozojë qeverisë masa strategjike afatshkurtra dhe afatmesme për rritjen e të ardhurave të tyre, me qëllim sigurimin e sigurimeve sociale të shfrytëzuesve të pensioneve, por edhe të të gjithë të siguruarve.”
Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut, Memov, theksoi se do të rritet transparenca e Fondit të SPIMV-së, ndërsa do të rritet edhe hapja për bashkëpunim të përbashkët me punëdhënësit, kompanitë dhe Odat Ekonomike në Maqedoninë e Veriut në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme stabile.
“Dua të theksoj se qytetarët duhet të jenë të qetë dhe të sigurt se Fondi i SPIMV-së do të jetë një institucion funksional dhe financiarisht i qëndrueshëm i cili gjithmonë do të kryejë pagesat në kohë të pensioneve për shfrytëzuesit në Maqedoninë e Veriut,” tha Memov në një deklaratë për TV Tellma.