• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

RENOVIMI I SHTËPISË SË PENSIONISTËVE NË KOMUNËN ÇAIR

DSC_0092__Copy__624584986Drejtori i Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë u.d. z. Amet Dauti dhe kryetari i Komunës së Çairit z. Izet Mexhiti, sot në ora 11 vizituan Shtëpinë e pensionistëve në Çair, ku realizuan takim me banuesit e Apartamenteve. Qëllimi i vizitës ishte që të shihen në vend ngjarje se çfarë është renovuar dhe se sa janë të kënaqur banuesit e apartamenteve.

Në takim, banuesit e shfaqën kënaqësinë e tyre që është punuar deri më tani për përmirësimin e kushteve për jetesë, mirëpo nuk lëshuan mundësinë që të nënvizojnë edhe atë se çfarë tjetër ju mungon, e cila nga ana e u.d drejtorit dhe kryetarit të komunës ju është premtuar se ato do ti kenë parasysh në investimet e ardhshme.

Njëherazi, u.d drejtori i Fondit të SPIM-së dhe kryetari i Komunës së Çairit mbajtën pres konferencë të përbashkët. Më pas ata nënvizuan se gjatë vitit 2015 në shtëpinë e pensionistëve në Çair është renovuar, përkatësisht është vendosur llaminat i ri në të gjitha hapësirat, është bërë ndërrim i përhershëm i dritareve të drurit me PVC të reja në hapësirat e përbashkëta si dhe janë bërë punë me gips dhe lyerje.

Investimi financiar në Shtëpinë e pensionistëve filloi në vitin 2013, kur u zëvendësua mbulimi i çatisë nga saloniti në lamarinë të plastifikuar. Trendi i investimeve në shtëpitë e pensionistëve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.