Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë vendosi një shërbim të ri me të cilin nëpërmjet ueb faqes u siguron një qasje të siguruarve ndaj të dhënave të tyre të regjistruara në evidentimin amë.
Në bazë të kërkesës personale mund të zbatohet një këqyrje e drejtpërdrejtë në të dhënat për stazhin e sigurimit dhe pagat.
Të dhënat merren në formë të një pasqyre të të dhënave të regjistruara, e nënshkruar me certifikatë dixhitale nga personi i autorizuar, e cila deri më tani marrej vetëm nga sportelet e Fondit .
Pasqyra e marrë do të ketë karakterin e një dokumenti publik dhe të siguruarit do të mund ta shfrytëzojnë para institucioneve tjera kompetente, ku ekziston nevoja të konfirmohet stazhi i përcaktuar i sigurimit.
Ky shërbim do të rrisë cilësinë e punës së Fondit në përputhje me trendet e zhvilluara bashkëkohore për qasje elektronike në informacione.
Kujt i dedikohet shërbimi ?
Ky shërbim është synuar për të gjithë të siguruarit të cilët kanë të dhëna të regjistruara për stazhin e sigurimit, pagat, kompensimet e pagës, gjegjësisht bazat e sigurimit.
Në çfarë mënyre sigurohet shërbimi ?
Për t’u bërë një shfrytëzues i këtij shërbimi nevojitet emri përdorues dhe fjalëkalimi të cilët mund të merren duke parashtruar kërkesë në filialet apo ekspoziturat e Fondit. Formulari i kërkesës mund të merret edhe nga ueb faqja: piom.com.mk, gjegjësisht linku E – shërbime.
Kërkesa e plotësuar parashtrohet personalisht në sportelet së bashku me një dokument personal identifikimi në këqyrje (letërnjoftimi ose pasaporta). Në bazë të kërkesës së parashtruar merret emri përdorues dhe fjalëkalimi, me të cilët, i siguruari më pas mund të ndjekë të dhënat e tij nëpërmjet internetit.
Përfitimet nga shërbimi E – qasje
Përfitimet e Fondit nga shërbimi E-qasje janë të disa aspekteve dhe me këtë rritet transparenca e të dhënave dhe informacionit të të siguruarve dhe të njëjtat janë në dispozicion për të siguruarit 24 orë në ditë. Me E-qasjen do të reduktohen turmat në sportelet për lëshimin e pasqyrave, me çka do të reduktohen edhe shpenzimet për letër, ndërsa punonjësit mund të angazhohen në detyra tjera të punës.
Fondi do të mirëmbajë edhe mënyrën e deritanishme të lëshimit të pasqyrave për stazhin e sigurimit, pagat, kompensimet e pagës, gjegjësisht bazat e sigurimit, në formë letre për ata të siguruar të cilët nuk kanë E-qasje të drejtpërdrejtë përmes shërbimeve për evidentimin amë në filialet dhe ekspoziturat e Fondit, me një dokument personal identifikimi.