• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

INFORMACION MBI DORËZIMIN E PASQYRËS SË TË DHËNAVE TË REGJISTRUARA PËR STAZH DHE PAGË DERI TE OBLIGUESIT

lajmerim_296136575Me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit të sigurimit pensional dhe invalidor të shpallura në “Gazeta zyrtare e RM-së” nr. 113/2014, Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë sipas nenit 207-a zbatoi obligimin mbi mënyrën e informimit të të siguruarve në lidhje me të dhënat për stazhin e sigurimit dhe pagat.

Pikërisht, Fondi përgatit Pasqyrë me të dhënat nga evidentimi amë i të siguruarve për çdo të siguruar i cili është paraqitur në sigurimin e detyrueshëm social dy herë në vit dhe më së voni deri më 15 shkurt dhe 15 korrik të çdo viti.

Pasqyra i përmban të dhënat në vazhdim: të dhëna për regjistrimin dhe çregjistrimin e sigurimit, stazhin pensional, periudhat e sigurimit, orët e punës, gjegjësisht të sigurimit, stazhin e sigurimit i cili llogaritet me kohëzgjatje të shtuar, të dhëna për periudhat e sigurimit të mbushur në vendet e tjera.

Pasqyrën e të dhënave të të siguruarve Fondi ka për obligim t’ia dorëzojë obliguesit për paraqitjen e të dhënave, gjegjësisht punëdhënësit, personit të vetëpunësuar apo bujqve individual në letër ose në formë elektronike, në mbështetje me dispozitat me të cilat rregullohet mbrojtja e të dhënave personale.

Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor në shkurt ka përfunduar ciklin e parë të dorëzimit të Pasqyrave të të dhënave të regjistruara për stazh dhe pagë, ndërsa për momentin fillon ciklin e dytë të dorëzimit të Pasqyrave me të dhënat e regjistruara për stazh dhe pagë deri te firmat, nëpërmjet e-mail porosive. Adresat janë marrë sikurse edhe për ciklin e parë, nga Regjistri qendror i Republikës së Maqedonisë.

Në të njëjtën kohë duhet që vetë firmat/obligues të kontrollojnë saktësinë e e-mail adresës së paraqitur në RQM-së, veçanërisht në qoftë se nuk i kanë pranuar Pasqyrat nga cikli i parë.

Nëse ka ndryshime apo pasaktësi, të njëjtat duhet t’i rregullojnë me RQM-së dhe njëkohësisht zyrtarisht ta njoftojnë Fondin e SPIM-së mbi ndryshimin e kryer