Projekti “DITË PËR JU” i cili filloi të realizohet nga viti 2012 nga ana e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Fondit të SPIM-së dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes të sigurimit pensional me financim kapital (MAPAS) vazhdon edhe ciklin e ri përkushtuar qytetarëve lidhur me të drejtat e tyre të sigurimit pensional dhe invalidor. Ky projekt është pjesë e objektivave të programit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me qëllim që të lehtësohet qasja e qytetarëve ndaj institucioneve dhe të rritet efikasiteti i administratës publike.
Më 28 Prill të këtij viti, në parkun e Ҫairit, përfaqësuesit e tri institucioneve, në mesin e të cilëve numri më i madh përfshihej nga përfaqësuesit e shërbimit profesional të Fondit, me një dialog të drejtpërdrejtë iu përgjigjën pyetjeve të parashtruara nga qytetarët me qëllim që të ndihmojnë ata në tejkalimin e problemeve me të cilat ballafaqohen gjatë realizimit të të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor. Në këtë mënyrë, Fondi i SPIM-së tregon transparencë më të madhe dhe afërsi me qytetarët – shfrytëzues të shërbimeve tona.
Në vetë vendin e realizimit të këtij aktiviteti në Shkup ishin të pranishëm, z.Izet Mexhiti, prefekti i Komunës së Ҫairit, Amet Dauti, u.d. drejtor i Fondit të SPIM-së dhe Mentor Jakupi, anëtarë i Këshillit të ekspertëve të MAPAS-it, të cilët dhanë deklaratat e tyre për gazetarët në lidhje me këtë ngjarje.
Në vetë vendin e realizimit të këtij aktiviteti qytetarët kishin mundësinë që vetëm me lëtërnjoftim të kontrollojnë stazhin e tyre të sigurimit dhe të dhëna të tjera nga SPI si dhe të marrin njoftim me shkrim, gjithashtu u informuan edhe për çështjet lidhur me Shtyllën e parë dhe të dytë pensionale.
Me projektin “DITË PËR JU” mundësohet informimi në kohë i të siguruarve mbi gjendjen e stazhit dhe pagave në bazë të të cilave realizohen të drejtat e sigurimit pensional dhe invalidor si dhe pjesëmarrja efektive e institucioneve në plotësimin e po atyre të dhënave. Kjo është dëshmi se administrata publike përfaqëson një shërbim të qytetarëve në ofrimin e sigurisë sociale.