Ministria e Punës dhe e Politikës Sociale u bën thirrje të gjithë pensionistëve të interesuar që të paraqiten për shfrytëzimin e shërbimit të rekreacionit klimaterik në banjë. Këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë personat-shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, invalidor dhe familjar të realizuar sipas dispozitave të Republikës së Maqedonisë dhe dispozitave të shteteve tjera me të cilat Republika e Maqedonisë ka lidhur marrëveshje për sigurim social, të cilët këtë të drejtë e kanë arritur përfundimisht me dhjetorin e vitit 2012.
Ky shërbim mund të shfrytëzohet vetëm një herë, në periudhën prej 17 mars deri më 30 nëntor të vitit 2013, në kohëzgjatje prej 7 ditësh. Data e lejuar për shfrytëzimin e këtij shërbimi nuk mund të ndryshohet. Ndryshim mund të pasojë vetëm në rast të ndonjë sëmundje.
Shërbimi i rekreacionit klimaterik në banjë përfshinë:
– 6 pansione të plota ( fjetje me tre shujta ditore)
– Një kontrollim i detyrueshëm shëndetësor
– Shpenzime për transport në lartësi të biletës kthyese të autobusit nga vendbanimi i shfrytëzuesit deri te lokacioni ku do të shfrytëzohet ky shërbim i rekreacionit klimaterik në banjë (shpenzimet e transportit do të dedikohen në llogarinë e transaksionit të shfrytëzuesit të pensionit 7 ditë para terminit të caktuar).
Personat, shfrytëzues të pensionit të cilët shfrytëzojnë edhe kompensim në të holla për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër kanë të drejtë për shoqërues gjatë periudhës së shfrytëzimit të rekreacionit klimaterik në banjë.
Shërbimi i rekreacionit klimaterik në banjë realizohet në personat juridik të regjistruar për kryerjen e shërbimit të shërimit klimaterik në banjë me të cilët Ministria e Punës dhe Politikës Sociale do të lidhë marrëveshje.
Dokumentet e nevojshme të cilat shfrytëzuesi i pensionit duhet t’i dorëzojë për shfrytëzimin e këtij shërbimi:
Për shfrytëzimin e rekreacionit klimaterik në banjë nevojitet që të parashtrohet kërkesë në Njësinë rajonale të Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë, në bazë të vendbanimit të shfrytëzuesit të pensionit. Kërkesën e lëshon Njësia rajonale e Fondit. Ndaj kërkesës, po qe se shfrytëzuesi i pensionit shfrytëzon edhe të drejtën e kompensimit në të holla për ndihmë dhe kujdes nga person tjetër, duhet të dorëzohet edhe vërtetim/çek mbi pagesën e muajit nëntor të vitit 2012 për shfrytëzimin e kësaj të drejte nga Qendra kompetente për punë sociale.
Nëse shfrytëzuesi i pensionit shfrytëzon edhe një pjesë nga pensioni i cili paguhet nga ndonjë shtet tjetër, detyrimisht duhet të dorëzojë edhe vërtetim/çek nga banka mbi shumën mujore të pensionit.
Kërkesat mund të parashtrohen deri më 15 shkurt të vitit 2013
Pas përfundimit të procedurës, Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë me shkrim do ta informojë parashtruesin e kërkesës për entin ku do të dërgohet dhe për periudhën e shfrytëzimit të këtij shërbimi.
Listat e përfituesve të pensionit, të cilëve nuk u është miratuar shfrytëzimi i këtij shërbimi për rekreacion klimaterik në banjë, do të publikohen në Njësitë Rajonale të Fondit, si dhe në Ueb faqen e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale (www.mtsp.gov.mk).
Rikujtojmë se, personat – shfrytëzues të pensionit të cilët në vitin 2010, 2011 dhe 2012 kanë fituar të drejtën e shfrytëzimit të rekreacionit klimaterik në banjë, nuk do të mund të shfrytëzojnë këtë shërbim edhe në vitin 2013.
MINISTRIA E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE