• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

PËRMIRËSIMI I PUNËS SË KOMISIONEVE INVALIDORE

PRES_INVALIDSKI_KOMISII__3.8.2012_103____273850955Nga muaji shtator, zyrtarisht do të fillojë të funksionojë procedura e re për punën e komisioneve invalidore e cila do të mundësojë shkurtimin e procedurës me afatet saktësisht të definuara, rritjen e efikasitetit, profesionalizëm në punë, ndërsa në Ueb – faqen e Fondit të SPIM-së, çdo tre muaj do të publikohen informacione të detajuara se, sa dhe cilët persona kanë aplikuar dhe sa prej tyre kanë arritur të drejtën e pensionit invalidor

Më 3 gusht, në Fondin e SPIM-së u mbajt konferencë për shtyp në të cilën drejtori i Fondit, Bekim Neziri, prezantoi Raportin për punën e Seksionit mbi vlerësimin e aftësisë për punë.
Në këtë konferencë në të cilën përveç gazetarëve morri pjesë edhe Ekipi menaxhues i Fondit, drejtori Bekim Neziri informoi për punën e deritanishme si dhe për procedurën e re të punës së komisioneve invalidore, me qëllim të përmirësimit të shërbimeve të Fondit ndaj klientëve në pjesën e realizimit të pensioneve invalidore.
Fondi i SPIM-së përpunoi një analizë përkatëse për punën e Seksionit mbi vlerësimin e aftësisë për punë me të cilën u parashikuan përparësitë, mangësitë, mundësitë dhe rreziqet, tha drejtori Neziri. Prandaj, Fondi arriti në përfundim se është e nevojshme një procedurë e re e punës së komisioneve invalidore, me qëllim që të shmanget periudha e gjatë e pritjes prej 6 deri më 9 muaj mbi ftesën për kontroll mjekësor si dhe tejkalimi i procesit jo transparent, paraqitja e dokumentacionit të pakompletuar mjekësor si dhe eliminimi i mundësisë për keqpërdorim.
Sipas rezultateve nga analiza e bërë në tre vitet e fundit, në vitin 2010 në Fondin e SPIM-së kishte 1.978 lëndë të pa zgjidhura, në vitin 2011 kishte 1.460 lëndë të tilla, ndërsa në vitin 2012 kishte 1.336 lëndë të pa zgjidhura. Gjithashtu, në vitin 2009 janë parashtruar 8.741 kërkesa për pension invalidor, ndërsa këtë vit janë parashtruar vetëm 2.793 kërkesa, që do të thotë se numri i aplikimeve për pension invalidor është reduktuar në mënyrë rrënjësore, sqaroi drejtori Bekim Neziri.
Në vazhdim, drejtori Bekim Neziri shkurtimisht shpjegoi procedurën e re për realizimin e të drejtës së pensionit invalidor sipas së cilës njësitë rajonale të Fondit të SPIM-së në afat prej shtatë ditësh duhet të formojnë lëndë elektronike e cila transferohet deri te komisioni invalidor i cili është i detyruar që brenda një dite të zbatojë kontrollin e plotësisë së dokumentacionit mjekësor. Njoftimi për kontroll, gjithashtu duhet të realizohet brenda një dite. Sipas procedurës personi i cili ka aplikuar për realizimin e të drejtës së pensionit invalidor, duhet që brenda 24 ditëve nga parashtrimi i kërkesës të ftohet për kontroll, pastaj ditën e 39 nga aplikimi, në Fondin e SPIM-së duhet të përgatitet konstatimi i cili më pas duhet të dërgohet deri te Komisioni për revizion pranë Ministrisë së Punës dhe Politikës sociale. Kështu, në ditën e 58 nga aplikimi, njësitë rajonale të Fondit duhet të sjellin vendim statusor.
Përndryshe procedura është në përputhje me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për SPI ku afati i lejuar për sjelljen e vendimeve është 60 ditë, potencoi drejtori Bekim Neziri.
Po qe se kërkuesi i pensionit invalidor nuk merr njoftim në afat prej 20 ditësh, ditën e ardhshme mund të informohet për gjendjen mbi lëndën e tij në këtë numër telefoni (02)15215 në Info-qendrën e Fondit.