VAZHDON BASHKËPUNIMI PËR SIGURIM SOCIAL NDËRMJET REPUBLIKËS SË MAQEDONISË DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Bashkëpunimi bilateral ndërmjet Republikës sonë dhe Republikës së Shqipërisë po shprehet në më shumë relacione.
Si rezultat i një bashkëpunimi të tillë të vendosur, në vitin 2011 u mbajt raundi i parë i bisedimeve për lidhje të Marrëveshjes për sigurim social ndërmjet të dy vendeve.
Më pas u realizua edhe vizita e delegacionit tonë në Shqipëri.
Kështu, nga 27 deri 29 mars të vitit 2012, në Tiranë është mbajtur raundi i dytë i bisedimeve ndërmjet delegacionit maqedonas dhe atij shqiptar, në të cilin u shqyrtua projekt – teksti i Marrëveshjes për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë.
Në delegacionin maqedonas të raundit të dytë në bisedimet bilaterale për sigurim social ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë morën pjesë: Irena Risteska nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, shefe e delegacionit si dhe Daniella Bozhinoska, këshilltare në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Në delegacionin nga Fondi i SPIM-së morën pjesë: Nigjar Toska, këshilltare e drejtorit dhe Milica Simonoska, koordinatore në Sektorin për marrëveshje ndërkombëtare. Në delegacionin maqedonas morën pjesë edhe: Adis Aligega, këshilltarë në Ministrinë e Shëndetësisë, Ariton Fida, drejtor në Sektorin për marrëveshje ndërkombëtare në Fondin e sigurimit shëndetësor dhe Mihajllo Kostovski, këshilltar në Ministrinë e Shëndetësisë.
Delegacionin shqiptar të marrëveshjeve bilaterale e përbënin: Filloreta Kodra, shefe e delegacionit, zëvendës ministre e Punës, Politikës Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Astrid Kuka, drejtor juridik dhe Diana Beqiri, udhëheqëse e Sektorit për sigurim shoqëror, të gjithë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Shanseve të Barabarta, pastaj Sabah Goci, këshilltar i drejtorit në Institutin e sigurimit shoqëror të Shqipërisë, Vullnet Sadushi, udhëheqës në Sektorin për kontribute, Dorian Germenji, specialist, Artan Kodeli, drejtor juridik dhe Fiorabla Memia, udhëheqëse në Sektorin juridik, të gjithë nga Instituti i sigurimit të kujdesit shëndetësor të Shqipërisë, Jonida Mete, përfaqësuese nga Ministria e Shëndetësisë dhe Zaim Bajraktari, përfaqësues nga Ministria e Financave.
Gjatë bisedimeve të dyja delegacionet reciprokisht u informuan në lidhje me legjislacionin nga fusha e sigurimit pensional dhe invalidor dhe sigurimit shëndetësor.
Në bazë të procesverbalit nga 19 maji i vitit 2011, i nënshkruar në Shkup, Republika e Maqedonisë, u shqyrtuan dhe diskutuan parimisht dhe individualisht çështjet e hapura në çdo nen të marrëveshjes.
Si rezultat i kësaj, për çështjet e hapura nga procesverbali u bënë plotësimet dhe sqarimet e nevojshme, por përsëri për disa çështje të veçanta nuk u arrit konsensus.
Në këto bisedime janë shqyrtuar dispozitat deri në nenin 34 nga projekt – teksti i propozuar i marrëveshjes.
Në fund të bisedimeve u morën vesh që takimi i ardhshëm të mbahet në tremujorin e fundit të vitit 2012 në Shkup. Data e takimit të ardhshëm do të vendoset në mënyrë diplomatike.
Të theksojmë edhe këtë se bisedimet u udhëhoqën në një atmosferë miqësore dhe të përzemërt të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet të dy delegacioneve.