Fftojmë të gjithë pensionistët të cilët janë të interesuar për shërimin e rekreacionit klimaterik, të paraqesin dokumente nga data 16 janar deri më 15 shkurt. Ata pensionistë të cilët njëherë e kanë shfrytëzuar këtë mundësi, nuk duhet që të aplikojnë për këtë vit
Më 14 janar të vitit 2012, në Ministrinë e punës dhe politikës sociale u mbajt konferencë për shtyp për Projektin “Rekreacioni klimaterik në banja për përfituesit e pensionit, për vitin 2012” në të cilën morën pjesë dhe para gazetarëve foli ministri i punës dhe politikës sociale, Spiro Ristovski, drejtori i Fondit të SPIM-së, Bekim Neziri dhe kryetari i Lidhjes së shoqatave të pensionistëve të Maqedonisë, Dragi Argirovski.
Njëherit, përpara gazetarëve iu drejtua ministri i punës dhe politikës sociale, Spiro Ristovski, i cili shpjegoi se në kuadër të aktiviteteve të programit për të siguruar mbrojtjen sociale dhe sigurinë e personave të moshuar në vitin 2012, Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Ministria e punës dhe politikës sociale edhe gjatë këtij viti vazhdojnë me zbatimin e Projektit për rekreacionin klimaterik në banja të përfituesve të pensionit.
Për realizimin e këtij projekti këtë vit, janë siguruar mjete me Buxhetin e Republikës së Maqedonisë dhe në varësi të interesimit që do të shfaqet, ekziston mundësia që të zgjerohet më tej mbulimi i pensionistëve. Unë dua që të theksoj se personat – përfituesit e pensionit të cilët në vitin 2010 dhe 2011 kanë shfrytëzuar rekreacion klimaterik në banja, nuk mundet që këtë shërbim ta shfrytëzojnë edhe në vitin 2012, tha ministri Spiro Ristovski.
Në fjalimin e tij të mëtutjeshëm, ai vuri në dukje kushtet për shfrytëzimin e shërbimit për rekreacion klimaterik në banjë, sipas të cilit, të njëjtën mund ta shfrytëzojnë përfituesit e pensionit të moshës, invaliditetit dhe familjar të fituar në bazë të rregullave të Republikës së Maqedonisë dhe rregullave të vendeve tjera me të cilët Republika e Maqedonisë ka lidhur Marrëveshje për sigurim social, të cilët e kanë fituar të drejtën me përfundim që nga tetori i vitit 2011. Shërbimi mund të përdoret një herë në periudhën prej datës 19 mars deri më 30 nëntor të vitit 2012, me kohëzgjatje prej 7 ditë, dhe e njëjta i përfshin 6 pansione të plota (fjetje me tri racione), terapi në banjë, një kontrollim shëndetësor të obliguar, shpenzime për transport në shumë të biletës kthyese të autobusit nga vendbanimi deri te lokacioni ku do të shfrytëzohet shërbimi i rekreacionit klimaterik në banjë.
Këtë vit, theksoi minsitri Ristovski, shërbimi për rekreacion klimaterik në banjë realizohet nga personat juridik të regjistruar për kryerjen e shërbimit për shërim klimaterik në banjë, me të cilët Ministria e punës dhe politikës sociale do të nënshkruajë një kontratë si në vitet e mëparshme, me: Entin e shëndetësisë – mjekim natyror “Banja Negorski” SH Negorc, Gjevgjeli, Shoqëria për turizëm të banjave dhe rehabilitimit fizik “Banjat e Dibrës Capa” SHA Dibër, Shoqëria për mjekësi fizikale dhe rehabilitim të specializuar mjekësor “Banja e Katllanovës” SHPK Katllanovë dhe Enti shëndetësor SHA “Car Samoil” fshati Bansko – Strumicë.
para gazetarëve fjalën mori edhe drejtori i Fondit të SPIM-së, Bekim Neziri, i cili theksoi se gjatë realizimit të këtij projekti të rëndësishëm të qeverisë, në të cilën janë të përfshirë pensionistët me të ardhura më të ulëta, vend të rëndësishëm zen edhe Fondi i SPIM-së, i cili në mënyrë aktive merr pjesë në zhvillimin dhe promovimin e aktivitete të lidhura me çështjet e jetës së përditshme të pensionistëve.
Në fund të fjalimit të tij, drejtori Bekim Neziri, i ftoi pensionistët të cilët duan të shfrytëzojnë shërbimin për rekreacion klimaterik në banjë, të aplikojnë në filialet e Fondit të SPIM-së në periudhën prej datës 16 janar deri më 15 shkurt.
Pastaj, pas kësaj periudhe, Komisioni i Ministrisë së punës dhe politikës sociale do të zhvillojë një renditje të duhur.