• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

BUXHETI NË KUADËR TË PROJEKSIONEVE

Më 29 gusht të vitit 2023, u mbajt Seanca e tetëdhjetë e nëntë e Këshillit drejtues, në rendin e ditës të së cilës ishin të paraparë Propozimi i kërkesës buxhetore të Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për vitin 2024 dhe Plani Strategjik i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut për vitin 2024-2026.

Buxheti i Fondit të SPIMV-së për vitin 2024, i cili paraqet një plan vjetor të të hyrave dhe dalave për realizimin e të drejtave të sigurimit pensional dhe invalidor dhe një instrument me ndihmën e të cilit kryhet financimi i funksioneve të Fondit, është përgatitur në përputhje me Qarkoren buxhetore të pranuar për vitin 2024 nga Ministria e Financave, indikatorët  e pritshëm makroekonomikë për zhvillimin e Republikës në vitin 2024, si dhe nga niveli i obligimeve të Fondit në vitin 2023 dhe obligimet e reja të pritshme në vitin 2024, që rrjedhin nga zbatimi i sigurimit pensional dhe invalidor në përputhje me legjislacionin, Programin e Qeverisë së RMV-së, Planin strategjik të Fondit të SPIMV-së për periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2026 dhe udhëzimet e Këshillit drejtues mbi punën e Fondit për vitin e ardhshëm.

Buxheti i Fondit të SPIMV-së për vitin 2024 është projektuar me të hyra dhe të dala të balancuara në shumë prej 109.598,17 milionë denarë. Gjatë projektimit të tyre në pjesën e të hyrave, në konsideratë janë marrë edhe zbatimi i normës së kontributit për SPI prej 18,8%, rritja e pagave mesatare për 6,4% dhe rritja e numrit të të punësuarve për 2,3%, ndërsa në pjesën e të dalave janë marrë në konsideratë harmonizimi ligjor i pensioneve prej 4,5% dhe fluksi  i  përfituesve të rinj të pensionit me 1,1%.

Me Buxhetin e Fondit për vitin 2024 planifikohet pagesë e rregullt e pensioneve dhe të drejtave të tjera nga sigurimi pensional dhe invalidor në përputhje me legjislacionin, si dhe shpenzimet e tjera të nevojshme për kryerjen e veprimtarisë së Fondit.

Plani Strategjik i Fondit të SPIMV-së për vitet 2024 – 2026 është pjesë përbërëse e Buxhetit të Fondit për vitin 2024 dhe i njëjti përmban Hyrje, Zhvillimin e procesit të planifikimit strategjik, Vizionin dhe Misionin e Fondit, Objektivat e përgjithshme dhe specifike dhe shpenzimet e planifikuara të Fondit të SPIMV-së për periudhën 2024 – 2026.

Si Propozimi i kërkesës buxhetore të Fondit për vitin 2024 ashtu edhe Plani strategjik i Fondit për vitet 2024 – 2026 njëzëri u pranuan nga anëtarët e Këshillit tonë drejtues.