• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

RREGULL NË PUNË PËR TË PËRMBUSHUR OBLIGIMET LIGJORE

Picture_087____607576930Më 3 shtator të vitit 2011 në Fondin e SPIM-së është mbajtur pres – konferencë në lidhje me aktivitetet e ndërmarra për përforcimin e konsolidimit financiar të Fondit nëpërmjet intensifikimit të pagesës së kontributeve të prapambetura për SPI dhe për parandalimin e fluksit të mjeteve për të drejtat e përcaktuara pa ligj.

Para gazetarëve së pari u drejtua ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Spiro Ristovski, i cili sqaroi se për shkak të sigurimit të të drejtave për stazhin pensional dhe pagën për realizimin e të drejtës së pensionit për ç’do të siguruar, Fondi i SPIM-së vitin e kaluar por edhe këtë vit ka zbatuar pagesë të kontributeve të prapambetura për rreth 1 miliard denarë, që është 63 përqind nga gjithsej shuma e kontributeve të pa paguara dhe e cila arrin 1,6 miliard denarë. Kjo, jo vetëm se në mënyrë të konsiderueshme ka përmirësuar gjendjen financiare të Fondit të SPIM-së, por edhe ka vënë një rregull mbi plotësimin e obligimeve ligjore të ç’do subjekti i cili ka për obligim që të paguajë kontributet në bazë të sigurimin pensional dhe invaliditetit, shtoi ministri Ristovski.

Në fjalimin e tij të mëtutjeshëm, ai potencoi se për shkak të shkëmbimit të vazhdueshëm të të dhënave ndërmjet Fondit të SPIM-së me MPB-në dhe Drejtorinë për udhëheqjen e librave amë në gjysmë vjetorin e parë të vitit 2011, në kohë të duhur janë penguar pagesat e pa ligjshme të pensionistëve të cilët tanimë kanë vdekur, në shumë për më tepër se 30 milion denarë. Gjithashtu me kontrollin e rregullt të brendshëm të Fondit të SPIM-së, gjegjësisht në sajë të sistemit të ri elektronik, janë zbuluar 230 raste të të drejtave të përcaktuara në mënyrë të pa ligjshme në bazë të stazhit pensional të regjistruar në mënyrë të pa bazë apo stazh pensional fiktiv, me ç’ka është penguar dëmi i Fondit të SPIM-së për më shumë se 60 milion denarë, theksoi ministri Spiro Ristovski.

Pastaj para gazetarëve u paraqit drejtori i Fondit të SPIM-së, Isni Jakupi, i cili potencoi se njëra nga detyrat më të rëndësishme të Fondit është që të sigurojë pagesë të rregullt të pensioneve për rreth 280.141 mijë shfrytëzues në Vend. Që këtu, theksoi drejtori Jakupi, Fondi në mënyrë të pandërprerë ka ndërmarr aktivitete për rritjen e të hyrave të rregullta të Fondit dhe përmirësimin e gjendjes së tij financiare si dhe për realizim të pa penguar dhe në kohë të të drejtave nga sigurimi pensional dhe invaliditetit.

Njëra nga këto aktivitete është edhe arritja e një përqindjeje më të lartë të pagesës së kontributeve deri në vitin 2008 që janë në kompetencë të Fondit të SPIM-së. Në këtë drejtim, Fondi deri më tani realizoi kontakte me 6.333 obligues për pagesën e kontributeve. Kontributet e pa paguara janë shkaktuar kryesisht nga obligues me një deri në dy të punësuar dhe me borxhe deri më 100.000 denarë, por ende ka debitorë edhe me borxh më të lartë, sqaroi drejtori Isni Jakupi. Pagesë e rëndësishme është arritur në Shkup, Manastir, Kavadar, Kumanovë, Shtip, Gjevgjeli dhe në vende tjera.

Përveç kësaj, theksoi drejtori, në Fond u përsosën të gjitha proceset afariste të cilat kanë ndikim të drejtpërdrejtë në kontrollin e të drejtave të realizuara dhe mjetet që paguhen për po ato të drejta. Është zbatuar softuer i ri me kontrollet automatike të përforcuara që e eliminojnë faktorin subjektiv gjatë të punuarit, ndërsa me këtë është arritur shkurtimi i afateve për zgjidhje, afati kohorë në procedurë dhe parandalimi i pagesave të paligjshme të pensioneve.

Kështu, Fondi i SPIM-së në kohë të duhur parandaloji dëmin nga pagesa e pensioneve të shfrytëzuesve të ndjerë, të drejtat e përcaktuara të paligjshme në bazë të regjistrimit të stazhit fiktiv dhe nuk lejoi shkatërrimin e gjendjes financiare sipas kësaj baze.

Në fund të fjalimit të tij, drejtori Isni Jakupi theksoi se qëllimi kryesorë i Fondit të SPIM-së është që ai edhe më tutje të vazhdojë me dinamikë të zgjeruar në të gjitha aktivitetet e nënvizuara sikurse në pjesën e parandalimit të paligjshmërisë në punë ashtu edhe me pagesë të zmadhuar të kontributeve, gjithnjë me qëllim që të siguruarit në kohë të duhur të realizojnë të drejtat e tyre si dhe t’i pranojnë pensionet e tyre të merituara në mbështetje me dinamikën e përcaktuar që pagesa të realizohet në javën e parë të muajit.