Ministria e punës dhe politikës sociale i fton të gjithë personat e interesuar, shfrytëzues të pensionit të paraqiten për shfrytëzimin e shërbimit – rekreacion klimaterik të banjës. Këtë shërbim mund ta shfrytëzojnë personat – shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe pensionit familjar i realizuar sipas dispozitave të Republikës të Maqedonisë si dhe dispozitave e shteteve tjera me të cilat Republika e Maqedonisë ka lidhur marrëveshje për sigurim social, ndërsa të cilët këtë të drejtë e kanë gëzuar përfundimisht me dhjetorin e vitit 2010.
Shërbimi mund të shfrytëzohet një herë në periudhën nga 01 marsi deri më 30 nëntor të vitit 2011 me kohëzgjatje prej 7 ditëve. Afati i miratuar për shfrytëzimin e shërbimit nuk mund të ndryshohet, vetëm po qe se ekziston ndërprerje për shkak të sëmundjes.
Shërbimi për rekreacionin klimaterik të banjës përfshin:
– 6 pansione të plota (fjetje me tri shujta në ditë)
– terapi në banjë
– një kontroll i detyrueshëm mjekësor
– shpenzime për udhëtim në lartësi të biletës së kthimit të autobusit nga vendbanimi i shfrytëzuesit deri tek institucioni në të cilin do të shfrytëzohet shërbimi i rekreacionit klimaterik të banjës. (shpenzimet për udhëtim do të dedikohen në llogarinë e transaksionit të shfrytëzuesit të pensionit 7 ditë para afatit të caktuar)
Personat shfrytëzues të pensionit të cilët shfrytëzojnë edhe kompensim në të holla për asistencë nga personi i tretë kanë të drejtë për përcjellës gjatë kohës së rekreacionit klimaterik të banjës.
Shërbimi i rekreacionit klimaterik të banjës realizohet tek personat juridik të regjistruar për zbatimin e shërbimit për mjekim klimaterik të banjës me të cilin Ministria e punës dhe politikës sociale do të kontraktojë.
Dokumentacioni i nevojshëm të cilin shfrytëzuesi i pensionit duhet ta dorëzojë për shfrytëzimin e këtij shërbimi:
Për shfrytëzimin e rekreacionit klimaterik të banjës është e nevojshme që të parashtrohet kërkesë deri te Njësia rajonale e Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor të Maqedonisë, sipas vendbanimit të shfrytëzuesit të pensionit. Kërkesën e lëshon Njësia rajonale e Fondit. Me kërkesën, po qe se shfrytëzuesi i pensionit shfrytëzon edhe të drejtën e kompensimit në të holla dhe asistencë nga personi i tretë duhet të parashtroj edhe vërtetim / çek për pagesën nga muaji dhjetor i vitit 2010 për shfrytëzimin e kësaj të drejte nga Qendra kompetente për punë sociale.
Po qe se shfrytëzuesi i pensionit shfrytëzon edhe një pjesë të pensionit i cili paguhet nga shteti i huaj, detyrimisht duhet të parashtroj edhe vërtetim /çek nga banka për vlerën e pensionit.
Kërkesat do të mund të dorëzohen në afat prej 12 ditëve konsideruar nga 24 janari i vitit 2011.
Pas mbarimit të procedurës Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë detyrimisht me shkrim do ta njoftojnë parashtruesin e kërkesës për entin në të cilin do të udhëzohet dhe periudhën e shfrytëzimit të shërbimit.
Listat e shfrytëzuesve të pensionit të cilëve nuk u është mundësuar shfrytëzimi i shërbimit për rekreacion klimaterik të banjës do të shpallen në njësitë rajonale të Fondit si dhe në ueb faqen e Ministrisë së punës dhe politikës sociale (www.mtsp.gov.mk).
Ju rikujtojmë se, personat – shfrytëzues të pensionit të cilët në vitin 2010 fituan të drejtën që të shfrytëzojnë rekreacionin klimaterik të banjës nuk mund ta shfrytëzojnë këtë shërbim edhe në vitin 2011.
MINISTRIA E PUNËS DHE PLOTIKËS SOCIALE