Digjitalizimi i shërbimeve dhe regjistrave si një synim strategjik i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet projektit “Përforcimi i e – Qeverisë”, i financuar nga programi IPA 2017, që filloi të zbatohet në tremujorin e tretë të vitit 2020, është në fazën përfundimtare dhe për një kohë të shkurtër do të fillojë të realizohet.
Në këtë drejtim, sot në Fondin e SPIMV-së u mbajt takim pune me përfaqësuesit e projektit, përfaqësues të MSHIA dhe ekspertë juridikë të cilët drejtpërdrejtë janë të përfshirë në realizimin e projektit.
Qëllimi i projektit është rritja e numrit të shërbimeve elektronike në dispozicion në portalin kombëtar për shërbime elektronike (uslugi.gov.mk), si për qytetarët ashtu edhe për personat juridikë. Në kuadër të projektit planifikohet digjitalizimi i shërbimeve dhe i regjistrave të nevojshëm për shërbimet.
Përfitimet kryesorë do të jenë shkurtimi i kohës për ofrimin e shërbimeve dhe rritja e cilësisë së shërbimeve elektronikë.
Deri më tani janë përpunuar disa shërbime që Fondi tashmë i ofron, disa vazhdojnë të zhvillohen dhe lidhen me institucione të tjera si pjesë e ndërveprueshmërisë dhe vendosen në portalin kombëtar.