Në fund të vitit 2012, më 24 dhjetor, u mbajt seanca e 124 e Këshillit drejtues, me të cilën plotësisht u realizua Programi për punën e Këshillit drejtues për vitin e kaluar.
Gjatë seancës u rishikuan dhjetë pikë. Pikërisht, tre pikët e para për të cilat arsyetim paraqiti ndihmësi i drejtorit Hamdi Mustafa ishin lidhur me kushtet e ndryshimit të Ligjit të ri për sigurim pensional dhe invalidor. Ato janë pikët e mëposhtme: Projekt – statuti i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë; Rregullorja për mënyrën dhe kushtet e dhënies së hapësirës afariste me qira me të cilat administron Fondi i SPIM-së dhe Rregullorja për mënyrën dhe kushtet e arritjes të së drejtës për shpërndarjen e hapësirës afariste me qira në shtëpitë për jetesë të shfrytëzuesve të pensionit me të cilët administron Fondi i SPIM-së.
Më tej, ndihmësja e drejtorit Sonja Baçovska parashtroi Informacion për mjetet e dedikuara dhe të paguara për fondin solidar për shfrytëzuesit e ndjerë të pensionit në periudhën janar – nëntor të vitit 2012, Vendimin për lartësinë e maksimumit të arkës dhe për pagesën me para të gatshme të Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë për vitin 2013 dhe Informacion për pagesën e dhuratave jubilare të të punësuarve në Fondin e SPIM-së.
Ndihmësi i drejtorit Hamdi Mustafa informoi për kushtet aktuale të pronës së FSPIM-së, më gjerësisht të përfshira në Informacionin për gjendjen pronësore – juridike të Fondit të FSPM-së.
Ndihmësi i drejtorit Atanas Mançev bëri arsyetim hyrës të Informacionit për nivelin e arritur në zhvillimin teknologjik të informatikës. Pikërisht, ai theksoi se tendencat kryesore i dedikohen përmbajtjes dhe përmirësimit për implementimin e projekteve të Qeverisë “Sistemit një sportelesh” dhe “Interoperabilietit”.
Në fund, drejtori i Fondit Bekim Neziri parashtroi katër pikë, edhe atë: Informacion lidhur me aksionet e shoqërive aksionare ku Fondi i SPIM-së është aksionar, Informacioni për rrjedhën e shitjeve të kryera të aksioneve dhe pjesëve nga kapitali i përgjithshëm i Fondit të SPIM-së i arritur në bazë të transformimit të ndërmarrjeve me kapital shoqëror, Vendimi për ndërprerje të pensioneve të realizuara në mënyrë jo ligjore dhe Informacion lidhur me nevojën e sjelljes së Vendimit për vendosjen e procedurës ligjore në raste kur ka nevojë për pagesë në këste për kërkesën e dëmtuar.
Për të gjitha pikët nga rendi i ditës janë udhëhequr biseda konstruktive, ndërsa në pyetjet e anëtarëve të Këshillit drejtues përgjigjej Ekipi i menaxhimit të Fondit. Këshilli drejtues njëzëri miratoi të gjitha pikët, së bashku me përfundimet përkatëse.