Komisioni për vlerësimin e aftësisë për punë, punon në kuadër të Fondit të SPIMV-së.
Mund të punojë në më shumë përbërje, ndërsa momentalisht punojnë vetëm 3 komisione të përbëra me nga dy mjekë – specialistë.
Komisioni sjell konstatim, vlerësim dhe mendim mbi invaliditetin për realizim e të drejtës së sigurimit invalidor (pension invalidor, dëmtim fizik, udhëzim në rehabilitim profesional, orar i shkurtër i punës dhe sistemimin në ndonjë vend tjetër pune përkatëse) dhe ekzistim i paaftësisë për punë i një anëtari të familjes për realizimin e pensionit familjar, gjithashtu vendos edhe për realizimin e të drejtave sipas marrëveshjeve ndërkombëtare.
Komisioni sjell konstatim, vlerësim dhe mendim në bazë të dokumentacionit mjekësor, të punës dhe ndonjë dokumentacioni tjetër i bashkangjitur ndaj kërkesës për realizimin e të drejtës së sigurimit pensional dhe invalidor, si dhe në bazë të kontrollit të drejtpërdrejtë.
Komisionet punojnë në mbështetje të dispozitave të Rregullores për organizimin, përbërjen dhe punën e Komisionit për vlerësimin e aftësisë për punë.
Organizimi i brendshëm, shpërndarja e punës dhe çështje të tjera për organizimin e punës së Komisionit, prej së afërmi rregullohen me Vendimin për organizimin e punës dhe sistemimit të vendeve të punës në Shërbimin profesional të Fondit të SPIMV-së.