Anëtarët e familjes e fitojnë të drejtën e pensionit familjar pas plotësimit të kushteve të përgjithshme dhe të veçanta.
Kushtet e përgjithshme për fitimin e të drejtës së pensionit familjar:
Në qoftë se i siguruari prej të cilit merret e drejta e pensionit familjar, deri në ditën e vdekjes ka mbushur më së paku 5 vite stazh të sigurimit apo më së paku 10 vite stazh pensionimi,
Në qoftë se i siguruari i realizon kushtet për arritjen e të drejtës së pensionit të invaliditetit apo pensionit të pleqërisë, ose ka qenë përfitues i pensionit të invaliditetit apo të pleqërisë.
Nëse vdekja e të siguruarit është shkaktuar si pasojë e lëndimit në punë ose nga sëmundje profesionale, anëtarët e familjes fitojnë të drejtën për pension familjar, pa marrë parasysh lartësinë e stazhit të pensionimit të të siguruarit.
Kushte të veçanta për realizimin e së drejtës së pensionit familjar:
E veja fiton të drejtën për pension familjar në rast të vdekjes së bashkëshortit në qoftë se:
1. deri në vdekjen e bashkëshortit të ketë mbushur 50 vite jetë, apo;
2. deri në vdekjen e bashkëshortit të ketë qenë e paaftë për punë apo paaftësia e tillë të jetë shkaktuar në afat prej 1 viti nga dita e vdekjes së bashkëshortit, apo
1. pas vdekjes së bashkëshortit të kenë mbetur një apo më shumë fëmijë të cilët kanë të drejtën e pensionit familjar pas bashkëshortësisë, ndërsa e veja i kryen obligimet prindërore ndaj atyre fëmijëve.
2. deri në vdekjen e bashkëshortit ka pasur të mbushura 45 vite, pas plotësimit të 50 viteve, përherë e mban të drejtën e pensionit familjar.
E veja e cila gjatë përfitimit të së drejtës në bazë të kryerjes së obligimeve prindërore mbetet e paaftë ose mbushë 50 vjet përherë e mban të drejtën e pensionit.
E veja e cila ka humbur të drejtën e pensionit familjar në bazë të kryerjes së obligimeve prindërore pas plotësimit të 45 viteve, arrin të drejtën e pensionit familjar pasi që të mbushë 50 vjet.
Përpos këtyre kushteve, të drejtë për pension familjar fiton edhe e veja:
• kur fëmija i të siguruarit, gjegjësisht përfituesit të pensionit është i lindur pas vdekjes së të siguruarit, gjegjësisht përfituesit të pensionit;
• te e cila ka ekzistuar shtatzëni në ditën e vdekjes së të siguruarit, gjegjësisht të përfituesit të pensionit dhe në këtë rast pensioni familjar deri në lindjen e fëmijës përcaktohet për një anëtar të familjes;
• nëse fëmija lind i vdekur apo nëse vdes para se të mbush 45 ditë, të vesë i takon pension familjar për skadimin e 45 ditëve pas lindjes.
Vejani realizon të drejtën e pensionit familjar nën këto kushte:
1. deri në vdekjen e bashkëshortes të ketë mbushur 55 vite jetë:
2. deri në vdekjen e bashkëshortes të ketë qenë i paaftë për punë ose paaftësia e tillë të ketë ndodhur në afat prej 1 viti deri në ditën e vdekjes së bashkëshortes;
3. pas vdekjes së bashkëshortes të ketë një apo më shumë fëmijë të cilët kanë të drejtën e pensionit familjar pas bashkëshortësisë, ndërsa vejani t’i kryen obligimet prindërore ndaj
këtyre fëmijëve.
4. deri në vdekjen e bashkëshortes ka pasur të mbushur 50 vjet, pas moshës 55 vjeçare apo gjatë atyre viteve ka ngelur i paaftë për punë.
Vejani i cili gjatë shfrytëzimit të së drejtës në bazë të obligimeve prindërore mbetet i paaftë për punë, apo arrin moshën 55 vjeçare përgjithmonë e mban të drejtën e pensionit familjar.
Vejani i cili ka humbur të drejtën e pensionit familjar në bazë të kryerjes së obligimeve prindërore, pas moshës 50 vjeçare, arrin të drejtën e pensionit familjar pasi që të mbush 55 vite jetë.
Fëmija arrin të drejtën e pensionit familjar:
• deri në moshën 15 vjeçare, nëse është në shkollë deri në moshën 26 vjeçare apo
• nëse para vdekjes së të siguruarit, gjegjësisht përfituesi i pensionit i cili e ka mbajtur ka qenë i paaftë për punë apo paaftësia e tillë ka ndodhur në afat prej 1 viti nga dita e vdekjes së të siguruarit, gjegjësisht përfituesi të pensionit.
Nëse shkollimi i fëmijës është ndërprerë për shkak të ndonjë sëmundje, të drejtën e pensionit familjar mundet të arrin, gjegjësisht i takon edhe gjatë kohës së shërimit deri në moshën 26 vjeçare, si dhe mbi ato vite, por më së shumti për aq kohë sa është e humbur gjatë shkollimit të rregullt për shkak të sëmundjes.
Fëmija i cili ka ndërprerë shkollimin për shkak të kryerjes së shërbimit ushtarak, pensioni familjar i paguhet edhe për atë kohë.
Nëse gjatë periudhës së përfitimit të pensionit familjar fëmija mbetet i paaftë për punë përgjithmonë e mban të drejtën e pensionit familjar.
Fëmija – invalid ka të drejtë për pension familjar pas pushimit të marrëdhënies së punës.
Si paaftësi për punë, në bazë të së cilës realizohet e drejta e pensionit familjar te fëmijët konsiderohet si paaftësi për jete dhe punë të pavarur.
Si fëmijë në shkollim llogaritet nxënësi në shkollë fillore, shkollë të mesme, student në organizatë me arsimim të lartë apo në studime post diplomike, përderisa kanë statusin e
nxënësve, gjegjësisht studentë nëpër institucione përkatëse për mësim deri në moshën 26 vjeçare.
Me këtë Ligj zbatohet sqarimi i statusit fëmijë në shkollë
Si fëmijë gjatë shkollimit konsiderohet nxënësi në arsim fillor dhe atë të lartë, aftësim për punë gjegjësisht profesionale, student në institucion me arsimim të lartë dhe personi në studime post diplomike, përderisa kanë statusin e nxënësit, gjegjësisht student sipas statusit edukativ – institucioni arsimor deri në moshën 26 vjeçare.
Me këtë ligj është rregulluar që pas zgjedhjes së zbatuar i siguruari nuk ka të drejtë në zgjedhje të serishme e cila dispozitë nis të zbatohet ditën e tetë nga dita e shpalljes në Gazetën Zyrtare të RM-së.
Përveç kategorive të nënvizuara të të siguruarve, të drejtën për pension familjar e arrin edhe prindi kur i siguruari, gjegjësisht përfituesiti pensionit e ka mbajtur deri në vdekjen e tij, atëherë arrin të drejtën e pensionit familjar nëse:
Deri në vdekjen e të siguruarit, gjegjësisht përfituesit të pensionit ka mbushur 45 vite (e ëma), gjegjësisht 55 vite (i ati ), dhe
Është më i ri se 45 vjet, gjegjësisht 55 vjet, nëse deri në vdekjen e të siguruarit, gjegjësisht përfituesi i pensionit ka qenë i paaftë për punë.