I siguruari fiton të drejtën e pensionit të pleqërisë kur ai mbush 64 vjet (burrë), gjegjësisht 62 vjet (grua) dhe të paktën 15 vjet stazh pensional.
Pensioni i pleqërisë për personat e siguruar që nuk janë përfshirë në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor deri më 1 shtator të vitit 2001 dhe të cilët nuk kanë zgjedhur të përfshihen në sigurimin e detyrueshëm pensional dhe invalidor, ndërsa kanë arritur së paku 15 vjet stazh pensional, përcaktohet nga baza e pensionit në varësi të kohëzgjatjes së stazhit pensional të arritur deri më 31.12.2012 dhe arrin:
Stazhi pensional | Përqindja | |
---|---|---|
Vite | Gjinia mashkullore | Gjinia femërore |
15 vjet | 35 | 40 |
15 vjet e 6 muaj | 35.9 | 41.3 |
16 vjet | 36.8 | 42.6 |
16 vjet e 6 muaj | 37.7 | 43.9 |
17 vjet | 38.6 | 45.2 |
17 vjet e 6 muaj | 39.5 | 46.5 |
18 vjet | 40.4 | 47.8 |
18 vjet e 6 muaj | 41.3 | 49.1 |
19 vjet | 42.2 | 50.4 |
19 vjet e 6 muaj | 43.1 | 51.7 |
20 vjet | 44.0 | 53.0 |
20 vjet e 6 muaj | 44.9 | 53.9 |
21 vjet | 45.8 | 54.8 |
21 vjet e 6 muaj | 46.7 | 55.7 |
22 vjet | 47.6 | 56.6 |
22 vjet e 6 muaj | 48.5 | 57.5 |
23 vjet | 49.4 | 58.4 |
23 vjet e 6 muaj | 50.3 | 59.3 |
24 vjet | 51.2 | 60.2 |
24 vjet e 6 muaj | 52.1 | 60.2 |
25 vjet | 53.0 | 62.0 |
25 vjet e 6 muaj | 53.9 | 62.9 |
26 vjet | 54.8 | 63.8 |
26 vjet e 6 muaj | 55.7 | 64.7 |
27 vjet | 56.6 | 65.6 |
27 vjet e 6 muaj | 57.5 | 66.5 |
28 vjet | 58.4 | 67.4 |
28 vjet e 6 muaj | 59.3 | 68.3 |
29 vjet | 60.2 | 69.2 |
29 vjet e 6 muaj | 61.1 | 70.1 |
30 vjet | 62.0 | 71.0 |
30 vjet e 6 muaj | 61.1 | 70.1 |
31 vjet | 63.8 | 72.8 |
31 vjet e 6 muaj | 64.7 | 73.7 |
32 vjet | 65.6 | 74.6 |
32 vjet e 6 muaj | 66.5 | 75.5 |
33 vjet | 67.4 | 76.4 |
33 vjet e 6 muaj | 68.3 | 77.3 |
34 vjet | 69.2 | 78.2 |
34 vjet e 6 muaj | 66.5 | 75.5 |
35 vjet | 71.0 | 80.0 |
35 vjet e 6 muaj | 71.9 | |
36 vjet | 72.8 | |
36 vjet e 6 muaj | 73.7 | |
37 vjet | 74.6 | |
37 vjet e 6 muaj | 75.5 | |
38 vjet | 76.4 | |
38 vjete 6 muaj | 77,3 | |
39 vjet e 6 muaj | 78,2 | |
39 vjet e 6 muaj | 79,1 | |
40 vjet | 80,0 |
Për secilin vit pasues stazh pensional të arritur pas 1 janarit të vitit 2013, pensioni llogaritet në lartësi prej 1.61%, ndërsa për stazhin pensional më të shkurtër se një vit dhe të paktën gjashtë muaj arrin 0.81% nga baza e pensionit.
Për të siguruarit të cilët ishin të përfshirë në shtyllën e parë pensionale deri më 1 shtator të vitit 2001 dhe të cilët nuk kanë zgjedhur të përfshihen në shtyllën e dytë pensionale, ndërsa kanë arritur së paku 15 vjet stazh pensional, pensioni i pleqërisë përcaktohet nga baza e pensionit në përqindje që për çdo vit të mbushur stazh pensional deri më 1 shtator të vitit 2001 arrin 2,33% (burrë), gjegjësisht 2,60% (grua), ndërsa për stazh pensional më të shkurtër se një vit dhe të paktën gjashtë muaj arrin 1,165% (burrë), gjegjësisht 1,30% (grua) nga baza e pensionit. Për secilin vit pasues stazh pensional të arritur pas 1 shtatorit të vitit 2001 deri më 31 dhjetor të vitit 2012, pensioni llogaritet në lartësi prej 1,80% (burrë), gjegjësisht 2,05% (grua), ndërsa për stazhin pensional më të shkurtër se një vit dhe të paktën gjashtë muaj arrin 0,90% (burrë), gjegjësisht 1,025% (grua) nga baza e pensionit.
Nga 01 janari i vitit 2013 pensioni llogaritet në lartësi prej 1,61% (burrë), gjegjësisht 1,84% (grua), ndërsa për stazhin pensional më të shkurtër se një vit dhe të paktën gjashtë muaj arrin 0,81% (burrë), gjegjësisht 0,92% (grua) nga baza e pensionit.
Nga 01.01.2019 deri më 31.12.2019 pensioni llogaritet në lartësi prej 1,54% për tërë vitin, ndërsa për stazhin pensional më të shkurtër se një vit dhe të paktën 6 muaj, pensioni llogaritet me 0,77%.
Nga 01.01.2020 pensioni llogaritet në lartësi prej 1,47% për tërë vitin, ndërsa për stazhin pensional më të shkurtër se një vit dhe të paktën 6 muaj, pensioni llogaritet me 0,735%.