Kushte aktuale për realizimin e të drejtës së pensionit
Llojet e të drejtës:
1. Pension pleqërie
2. Pension invaliditeti
3. Pension familjar
4. Të drejtë kompensimi në të holla për dëmtim trupor të përcaktuar
5. Të drejtë kompensimi në të holla për rehabilitim profesional
Kushtet aktuale për realizimin e të drejtës së pensionit
Në mbështetje me nenin 17 nga Ligji (Gazeta Zyrtare e RM-së nr.24/00) i siguruari realizon të drejtë për pension pleqërie në moshën 64 vjet (për meshkuj), gjegjësisht 62 vjet (për femra) dhe së paku 15 vjet stazh pensionimi.
Kushtet aktuale për realizimin e së drejtës së pensionit për kategoritë e veçanta të të siguruarve
Të siguruarit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në shërbimin në përbërje të përhershme të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe punonjësi në Ministrinë e Punëve të Brendshme, i cili ka së paku 25 vjet stazh pensionimi prej të cilave 15 vjet efektive të kaluara në vende pune për të cilët stazhi i sigurimit konsiderohet me kohëzgjatje të shtuar dhe 55 vjet (për meshkuj), gjegjësisht 50 vjet (për femra), nëse marrëdhënia e punës u është ndërprerë me nevojë të shërbimit mund të realizojë të drejtë për pension të pleqërisë.
Lajmërim i kushteve për arritjen e së drejtës së pensionit të pleqërisë në mbështetje me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor
Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë nr. 101/05 prej 24.11.2005, janë publikuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor.
Me nenin 1 nga këto ndryshime dhe plotësime është e rregulluar se në nenin 30 nga Ligji
për ndryshim dhe plotësim të Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor “Gazeta Zyrtare e RM-së nr. 24/00”, numri “35” është i zëvendësuar me numrin “33”, ndërsa numri “30” është i zëvendësuar me numrin “28”.
Me ndryshimet dhe plotësimet e nënvizuara të Ligjit, të siguruarit mundet të realizojnë pension pleqërie po qe se më 01.09.2000, kanë mbushur 28 vjet stazh pensionimi (për femra), gjegjësisht 33 vjet stazh pensionimi (për meshkuj), atëherë kur do të mbushin 35 vjet, gjegjësisht 40 vjet stazh pensionimi, pa marrë parasysh moshën.
Në mbështetje me këtë dispozitë, nëse janë plotësuar kushtet e nenit 1 nga ligji i lartpërmendur, të drejtën e pensionit të pleqërisë do ta realizojnë edhe të siguruarit të cilëve stazhi i sigurimit u llogaritet me kohëzgjatje të shtuar, me kusht që të jetë i paguar kontributi për sigurim pensional dhe invalidor.
Duke i pasur parasysh ndryshimet dhe plotësimet e zbatuara, lajmërohen të siguruarit se me këto ndryshime dhe plotësime nuk kthehen tërësisht kushtet e mëparshme për realizimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë.
Pikërisht, kushtet për fitimin e së drejtës së pensionit të pleqërisë të përcaktuara me nenin 5 të Ligjit për ndryshim dhe plotësim të sigurimit pensional dhe invalidor ( “Gazeta Zyrtare e RM-së” nr. 24/00”) edhe më tutje ngelin të pandryshuara, gjegjësisht të drejtë për pension pleqërie kanë të siguruarit që kanë mbushur 64 vjet (meshkuj), gjegjësisht 62 vjet (femra) dhe minimum 15 vjet stazh pensionimi. Në periudhën deri më 31.12.2005, kufiri i pleqërisë për të siguruarin femër arrin 61 vjet, ndërsa prej 01.01.2006 deri më 31.12.2006, arrin 61 vjet e gjashtë muaj.
DISPOZITAT KUNDËRVAJTËSE
Nëse mjeku specialist i cili merr pjesë në procedurë për përcaktimin e invaliditetit, gjegjësisht paaftësi për punë në të punuarit, pa bazë përcakton invaliditet apo nuk paraqet të pavërtetën, gjegjësisht dokumentacion të gabuar mjekësor, ajo përfaqëson shkelje të obligimeve të caktuara me ligj dhe bazë për largim nga puna.
Personi i cili ka dhënë dokumentacion mjekësor të gabuar apo të pavërtetë, pa bazë ka përcaktuar invaliditet apo nuk ka paraqitur invaliditet, apo parashtroi dokumentacion të pavërtetë, do të përgjigjet për vepër penale dhe do të jetë i dënuar në mbështetje me Ligjin Penal.