• +389 (2) 3 250 100
  • info@piom.com.mk

Proceset e reformës

HAP REFORMUES PËR BASHKËPUNIM KUALITATIV

Në mbështetje me obligimet ligjore në sistemin e ri të reformuar pensional shumështyllësh Fondi i sigurimit pensional dhe invalidor i Maqedonisë  së Veriut përfitoi funksion të ri dhe shumë të rëndësishëm, që në procedurë të vetme të grumbullojë, kontrollojë dhe t’i shpërndajë kontributet midis fondeve private dhe atë shtetëror.

Fondi mbledh të dhëna mujore për paga dhe kontribute të llogaritura, të njëjtat i kontrollon, mjetet e paguara për kontribut i shpërndan veçmas për çdo të siguruar dhe për këtë mban evidencë përkatëse. Fondi korespondon me të dhëna për çdo të siguruar që nga fillimi i punësimit të tij, ndërprerjen, lartësinë e stazhit të sigurimit për lartësinë e bazës së tij të sigurimit dhe lartësinë e kontributit të paguar. Përveç kësaj, Fondi mban edhe evidencë lidhur me atë nëse i siguruari është anëtar i ndonjë fondi pensional privat, për lartësinë e mjeteve të transferuara në fondet pensionale private, ku i siguruari është i anëtarësuar, etj.

Për realizimin e këtij qëllimi, Fondi ka përgatitur dhe do të dorëzojë një softuer pa pagesë për çdo të obliguar përmes së cilit të obliguarit dorëzimin e të dhënave do ta zbatojnë në mënyrë elektronike me format të krijuar të fajlit të formularit LLMKRr (llogari mujore për kontribut dhe rrogë).

Mënyra e re e pagesës së kontributeve do të sigurojë:

Procedurë ekonomike, racionale dhe efikase në pagesën e kontributeve;
Të dhëna kualitative në bazë mujore për të obliguarit dhe të siguruarit që janë të rëndësisë jo vetëm për fondin shtetëror por do të sigurohen edhe të dhëna kualitative për llogaritë individuale të të siguruarve, gjegjësisht anëtarët e fondeve private;
Racionalizim dhe avansim në mënyrën e dorëzimit të të dhënave për stazh dhe pagë të të punësuarve që do të ketë ndikim për lehtësim të të obliguarve;
Avansim të kontrollit dhe pagesës së kontributeve për sigurim pensional dhe invalidor.
Vendosja e ndryshime në mënyrën e dorëzimit të të dhënave si një segment i procesit të ri për pagesën e kontributeve, kërkon precizitet të detajuar të më shumë çështjeve lidhur me këtë, me çka presim që doracakun të cilin veçmë po e shpallim do të jenë i po atij funksioni.