RANG LISTË PËR STREHIM NË SHTËPITË E PENSIONISTËVE ME TË CILAT DISPONON FONDI I SPIMV-SË (PREJ 04.06.2026)
Më tepër“Brezi juaj është themeli i krijimit të Maqedonisë, ndërsa brezi ynë duhet të marrë shembull nga ju për vlerat që na mungojnë”, tha drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, në shënimin e 80 – vjetorit të ekzistencës së Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë
Drejtori i Fondit të PSPIM-së, Nikolla Memov, mori pjesë në shënimin e 80-vjetorit të ekzistencës së Lidhjes së Shoqatave të Pensionistëve të Maqedonisë.
Shteti duhet të stimulojë pagesën e kontributeve për të pasur një sistem të qëndrueshëm pensional theksoi drejtori i Fondit të SPIM-së, Nikolla Memov, në “Top Tema” në televizionin Telma.
Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional, Nikolla Memov, ishte i ftuar në emisionin “Top Tema” në Televizionin Telma, ku iu përgjigj një sërë pyetjesh lidhur me gjendjen aktuale të Fondit dhe situatën e përgjithshme të sistemit pensional në vend.
Fondi i SPIM-së përgatit Marrëveshjen për shkëmbimin elektronik të të dhënave me institucionet e sigurimit të detyrueshëm pensional të Austrisë
Grupet e punës të Fondit të SPIM-së dhe të institucionet austriake të sigurimit të detyrueshëm pensional – Institucioni për Sigurim Pensional (PVA), Shërbimi për Sigurim Social të Ndërmarrësve (SVS) dhe Institucioni për Sigurim të të Punësuarve në shërbimet publike, hekurudha dhe industrinë minerare (BVAEB) – mbajtën takimin e dytë të punës për përgatitjen dhe harmonizimin e Marrëveshjes për shkëmbim të rregullt të pagesave dhe të dhënave mbi vdekshmërinë.
DREJTORI I FONDIT TË SIGURIMIT PENSIONAL DHE INVALIDOR DHE DREJTORI I AGJENCISË SË SIGURISË KOMBËTARE NËNSHKRUAN MEMORANDUM BASHKËPUNIMI
Drejtori i Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, z. Nikolla Memov, dhe drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, z. Bojan Hristovski, nënshkruan një Memorandum Bashkëpunimi.
Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së Veriut do të realizojë shkëmbimin e të dhënave në mënyrë elektronike edhe me Fondin e Republikës Sërpska.
Në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut është nënshkruar Marrëveshja për shkëmbim elektronik të të dhënave. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i Fondit, Nikolla Memov dhe drejtori i Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Republikës Sërpska, Mlladen Miliq.